Ibrahimaj: Rritje të mëtejshme të pagave dhe masa për mungesën e fuqisë punëtore
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar në Këshillin Kombëtar të Punës prioritetet kryesore të qeverisë në fushën e arsimit, punësimit dhe mbrojtjes sociale, me fokus të veçantë te paga minimale, pensionet dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se ndryshimet ligjore që po diskutohen synojnë nxitjen e punësimit dhe hartimin e politikave afatgjata që do të shërbejnë për të gjithë politikëbërësit. Ajo bëri të ditur se rritja e pagës minimale tashmë ka hyrë në fuqi dhe se qeveria parashikon rritje të mëtejshme të pagave gjatë këtij katërvjeçari, në përputhje me nevojat e tregut dhe standardet e Bashkimit Europian.
Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe pensionet, si dhe statusi i minatorit, i cili do të trajtohet në kuadër të legjislacionit përkatës.
Po ashtu, ministrja u ndal te problematika e mungesës së fuqisë punëtore dhe migracioni, duke theksuar se janë parashikuar një sërë masash konkrete për adresimin e këtij fenomeni, përfshirë edhe marrëveshje me vendet e treta për shtimin e fuqisë punëtore.
“Besoj që është një komitet që do i shërbejë dhe Këshillit Kombëtar të Punës, pasi do të shërbejë në politikat e arsimit dhe të punës. Pika e tretë do të lidhet me prezantimin e ndryshimeve të ligjit me qëllim nxitjen e punësimit. Për hartimin e politikave në këtë fushë, që do të përdoret nga të gjithë politikë bërësit. Në pjesën e tretë ka pika të ndryshme, ku ka pasur propozime të ndryshme, janë përzgjedhur tre tema për pagën minimale dhe pensionet. Rritja e pagës minimale ka hyrë në fuqi, dhe nga qeveria parashikohet që të ketë një rritje page të mëtejshme gjatë këtij 4-vjeçari, në përputhjet me nevojat dhe standardeve të BE. Në këtë pikë do të diskutohet edhe për pensionet. Kremi një diskutim edhe për statusin e minatorit, e cila trajtohet në kuadër të ligjit përkatës. Në pikën e tretë do të diskutohet për mungesën e fuqisë punëtore dhe migracionin. Ku janë të parashikuara një sërë masash. Adresimi i problemit të mungesës së fuqisë punëtore. Janë marrë një sërë masash për shtimin e fuqisë punëtore edhe në bazë të marrëveshjeve me vendet e treta”, tha Ibrahimaj.
