I vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë
Një ngjarje tragjike është shënuar në Fushë-Milot, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët gjatë djegies së mbeturinave në bahçen e tij.
Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ishte duke djegur mbeturina, kur zjarri doli jashtë kontrollit dhe përfshiu trupin e tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë përdorimit të zjarrit në ambiente të hapura, sidomos në temperatura të larta dhe në kushte të thata.
