I moshuari gjendet pa shenja jete në banesë / Policia Shkodër njofton për procedime penale dhe persona në kërkim

policia shkoder 15

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një shtetasi 72 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim një shtetas 25 vjeç, pasi një shtetas 35 vjeç, banues në fshatin Rranxë, ka kallëzuar se 25-vjeçari i ka marrë disa automjete, duke e mashtruar se do t’i shiste dhe do t’i dorëzonte paratë e përfituara nga shitja e tyre. Punohet për kapjen e këtij shtetasi dhe për gjetjen e automjeteve.

-Ndërkohë policia njofton për një ngjarje të rëndë, ku një ditë më parë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, një shtetas 75 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.