I dehur thyen xhamat e spitalit / Policia referon disa ngjarje të ndryshme penale

policia nentor lart

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 73 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase 49 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi automjeti që drejtonte u përplas me një tjetër automjet me drejtues një shtetas 63 vjeç, banues në Shkodër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 33-vjeçar, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka thyer me grushte xhamat e derës së Spitalit Gjinekologjik Shkodër.

Ndërkohë edhe një 33-vjeçar tjetër , banues në Shkodër u referuar në Prokurori pasi ka kallëzuar një shtetase amerikane 29 vjeçe se më datë 30.11.2025 është ngacmuar seksualisht.

 Ndërkohë edhe ndaj një 14-vjeçari u rferua rasti në Prokurori, pasi ka goditur me grushte një shtetas 19 vjeç për motive të dobëta.

Ndërkohë më datë 01.12.2025, në Pukë, është gjetur i pajetë në banesën e tij një shtetas 75 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në tualet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.