I dehur në motor, arrestohet 66-vjeçari / Policia  procedon disa shtetas për drogë dhe ndërtime pa leje

policia shkoder 1 .8

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan një 66-vjeçar, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetas, përkatësisht 67 dhe 62 vjeç, banues në fshatin Prekal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas, 64 dhe 58 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.