I dehur në makinë, arrestohet 48- vjeçari / Shpallen në kërkim dy shtetas, goditën në kokë një 35- vjeçar

Një shtetas 48- vjeçar nga Shkodra, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Bëhet me dije se ai u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy shtetas, respektivisht 30 dhe 55 vjeç, të dy banues në fshatin Vukatanë.
Ata akauzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi mbrëmjen e të shtunës, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe kanë goditur me një mjet të fortë në kokë, një shtetas 35 vjeç.
Një shtetas 38 vjeç nga Shkodra, është proceduar penalisht pasi ka kanosur një 26- vjeçar për motive të dobëta.
Të njëjtin fat ka patur edhe një shtetas 55 vjeç nga fshati Ndërlysaj, i akuzuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi ka dëmtuar një rrjetë teli, me të cilën rrethohej prona e një shtetai 55 vjeç.