Hyrje – daljet në pika kufitare – Vijon turizmi në vendin tonë edhe në vjeshtë
Radhët e pritjes janë evituar, por sërish të shumtë janë turistët të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet në vjeshtë.
“Unë jam nga Gjermania. Ne ishim me kamping në Shkodër për disa ditë dhe tani po kthehemi në shtëpi. Ishte shumë bukur! Shqiperia është shtet i bukur dhe ne do të kthehemi sërish vitin tjetër për të parë Alpet.
-Jemi nga Austria. Kemi qenë më përpara këtu. Shkuam edhe në Mal të Zi dhe tani u kthyem sërish në Shkodër. Sot po ikim në shtëpi. Na pëlqen shumë natyra, mali dhe njerëzit””, shprehen turistët.
Vetëm përgjatë kësaj jave, pranë pikave kufitare Muriqan dhe Han i Hotit janë përpunuar të dhëna për 48,527 persona.