Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

hyrja e shkodres f

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit transformues të saj.

Aktualisht po vijon puna për lirimin e hapësirave të nevojshme dhe për ndërtimin e korsive të reja.

Projekti ndërtim rruga Harku i Berdicës- Bahçallek ka një gjatësi prej 1830 metër.

Rruga është konceptuar një rrugë e kategorisë D.

Projekti përfshin zgjerimin e rrugës në 4 korsi për një qarkullim më të shpejtë dhe të sigurtë, ndërtimin e trotuareve për të rritur sigurinë dhe aksesin për këmbësorët, ndërtimin e një ure të dytë mbi Drin, paralel me urën ekzistuese të Bahçallëkut, si dhe përmirësimin e nyjeve kryesore të trafikut në Harkun e Bërdicës dhe tek Ura e re e Bunës.

 Projekti, i cili tashmë ka marrë dritën jeshile të implementimit, kap vlerën e 4.7 mln euro, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që synon të transformojë hyrjen e metropolit verior si dhe rikualifikim të bregut të liqenit të Shkodrës.