Lajme

Hyjnë në fuqi tarifat e vendosura nga Trump për çelikun dhe aluminin

Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump për importet e çelikut dhe aluminit hynë këtë të mërkurë (12 mars) në fuqi, në një lëvizje që ka të ngjarë të përshkallëzojë tensionet me disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës.

Veprimi i presidentit amerikan për të rritur masat mbrojtëse për prodhuesit amerikanë të çelikut dhe aluminit vendosi tarifa prej 25% për të gjitha importet e metaleve, gjë që ka të ngjarë të rrisë koston e prodhimit të çdo gjëje, nga shtëpitë tek pajisjet shtëpiake dhe automjetet e deri te kanaçet e pijeve, duke kërcënuar kështu rritjen e çmimeve të konsumit.

Trump shpreson se tarifat do të nxisin prodhimin e çelikut dhe aluminit në SHBA, por kritikët thonë se ky vendim do të dëmtojë rritjen ekonomike.

Komisioni Evropian iu përgjigj menjëherë vendimit, duke thënë se do të vendosë kundër-tarifa mbi 26 miliardë euro (28 miliardë dollarë) mallra amerikane nga muaji i ardhshëm.

Nga ana tjetër venndimi i Trump u përshëndet nga Instituti Amerikan i Hekurit dhe Çelikut (AISI), një grup që përfaqëson prodhuesit e çelikut në SHBA, sipas të cilëve kjo rritje do të nxisë prodhimin vendas të çelikut.

SHBA është importues kryesor i aluminit dhe çelikut, dhe Kanadaja, Meksika dhe Brazili janë ndër furnizuesit më të mëdhenj të metaleve.

Trump ka kërcënuar gjithashtu me më shumë tarifa më 2 prill për industrinë e makinave që “në thelb, do të mbyllnin përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada”.

Blerti Delija

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

11 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

11 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

11 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

11 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

12 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

13 hours ago