Hovenier
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier ka deklaruar se normalizimi i raporteve Kosovës-Serbi të mbyllet me njohje reciproke.
Përmes një videoje në prag të vitit të ri, kryediplomati amerikan ka thënë se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira dhe është arritur shumë përparim, gjë që duhet pranuar dhe festuar.
Sipas tij, partneriteti dhe miqësia në mes të SHBA-së dhe Kosovës mbetet e fortë, ndërsa ka numëruar edhe arritjet e përbashkëta në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.
Ambasadori amerikan ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi si një prej çështjeve që ka marrë shumë kohë dhe energji.
Sipas ambasadorit, SHBA pret përparimin gjatë vitit 2024, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit. Ndërsa ka kërkuar nga Kosova që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Hovenier ka thënë se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është hap i madh drejt këtij synimi.
Seanca e kësaj të diele (25 maj) ka dështuar sërish për konstituimin e kuvendit të…
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë…
Një 30- vjeçar nga Velipoja është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet me…
Gjatë vitit 2024 në Shkodër kontrata kolektive u zbatuan deri në masën 90%. Këtë gjë…
Në çdo familje shqiptare gjyshja nuk është vetëm simbol i dashurisë, por mbi të gjitha…
Shiroka është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo herë e më shumë…
This website uses cookies.