Hoteleri-Turizëm dega më e kërkuar/Regjistrimet në shkollën “Hamdi Bushati” vijojnë deri në fund të muajit

kuzhina

kuzhina

Prej vitesh shkollat profesionale në vend kanë patur interesin në rritje të nxënësve që dëshirojnë të bëhen pjesë e tyre. Ndonëse regjistrimet vijojnë deri më 30 shtator edhe në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” duket se dega e kuzhinës që i përket profilit Hoteleri-Turizëm mbetet më e kërkuara deri më tani.
Për Melisën, njërën nga nxënëset e kësaj shkolle, arsyeja e zgjedhjes së kësaj dege ka lindur natyrshëm për shkak të pasionit që ka për gatimin.Kurrikulat e mësimit janë bashkohore dhe nxënësit mësojnë edhe gatimet tradicionale.Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ofron tre programe studimi të cilat janë: Hoteleri-Turizëm, Ekonomi-Biznes dhe Tekstil-Konfeksion.