Homazhe për Dashamir Dinin / Ish- drejtori i Radio Shkodrës dhe RTSH Shkodra, u përcoll në “banesën e fundit”

Gazetari, poeti, ish- drejtori i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra, Dashamir Dini, u përcoll për në banesën e fundit.
Homazhet u zhvilluan në hollin e institucionit që drejtori për 7 vite, teksa kontributi I tij në këtë media i kalon 2 dekadat.
Të afërm, kolegë, miq dhe drejtues të institucioneve i dhanë lamtumirën e fundit njeriut që për 22 vite kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm në Radio Shkodra ku shërbeu si gazetar, kryeredaktor dhe dy herë si drejtor në periudhën 2000-2003 dhe më pas 2017-2021.
Në përfundim të ceremonisë, arkëmorti u përcoll për në varrezat publike të Shkodrës, aty ku do të prehet mes njerëzve që e deshën dhe e vlerësuan.
Radio Shkodra humbi një zë. Shkodra humbi një njeri të mirë. Gazetaria humbi një profesionist të rrallë.