FLASH

Hollivudi i përulet Coppolas, AFI i jep çmimin e Karrierës

Yjet e kinemasë, Steven Spielberg, George Lucas, Martin Scorsese, Robert De Niro, Al Pacino, Dustin Hoffman, Harrison Ford u mblodhën në Hollivud për t’i dhënë Çmimin e Karrierës dekanit të kinemasë ndërkombëtare një tjetër ylli, i cili quhet Francis Ford Coppola, sipas rtl1025.

Regjisori 86-vjeçar i klasikëve si “The Godfather” dhe “Apocalypse Now” është përshëndetur me homazhe nga legjenda të tjera të filmit, të cilët e kanë lavdëruar atë për sfidën ndaj sistemit dhe ripërcaktimin e mënyrës se si rrëfehen historitë.

”Francisi është heroi im”, tha troç Lucas, i cili e shoqëroi në shesh xhirimin e filmit ”Finian’s Rainbow” në vitin 1968.

“Kur isha 22 vjeç, ai më mësoi të mos kisha frikë të hidhesha nga një shkëmb. Jetova sipas këtij mësimi për pjesën tjetër të jetës sime, edhe nëse nuk arrita kurrë në nivelin e tij”, tha krijuesi i “Star Wars”, i cili me Coppolan më vonë themeloi kompaninë e prodhimit ”American Zoetrope” në San Francisko, e cila nga viti 1980 deri në vitin 1990 fitoi 15 çmime Oscar dhe 68 nominime.

Spielberg, i cili e takoi për herë të parë në vitin 1967, e quajti filmin “The Godfather“ filmin më të madh amerikan ndonjëherë.

Çmimi iu dha nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI), shkolla prestigjioze e filmit, e vendosur në shpatet e kodrave të Hollivudit, i cili çdo vit harton një listë të filmave më të mirë të bërë ndonjëherë dhe organizon festivalin më të rëndësishëm në Los Anxheles.

Të shtunën në mbrëmje, ceremonia u mbajt në teatrin ”Dolby”, kinemaja ku jepen çmimet Oscar, dhe për këtë rast, Hollywood Boulevard u vesh përsëri sipas dëshirës, ​​me një qilim të gjatë të kuq dhe radhë kamerash e fotografësh.

Përpara audiencës së veteranëve dhe të sapoardhurve në kinema, Coppola u prek shumë.

“Tani e kuptoj se ky vend që më krijoi, shtëpia ime, nuk është aspak një vend, por ju, miqtë, kolegët, mësuesit, shokët e lojës, familja, fqinjët, të gjitha këto fytyra të mrekullueshme që më mirëprisni”, tha regjisori, njëherësh patriarku i një dinastie të frytshme kineastësh.

Blerti Delija

Recent Posts

Meloni: Ishte dhuratë nga Papa takimi Trump-Zelensky. Italia mund të punojë për t’i afruar të dy anët e Atlantikut

Në intervistën e saj të hollësishme me gazetën Corriere della Sera, kryeministrja italiane Giorgia Meloni…

6 minutes ago

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, LVV: Po krijohet bllokadë. Opozita: Nuk mund të na imponohen vendime

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pavarësisht pranisë së 110 deputetëve…

9 minutes ago

Drejtuesja e re e RTSH takohet me stafin – Eni Vasili, gruaja e parë në krye të institucionit

Eni Vasili është e para grua në historinë e Radio Televizionit Publik Shqiptar që do të…

12 minutes ago

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj dhe Tom Therçaj: Aset i çmuar kombëtar, shkollë për breza të tërë gazetarësh

Televizioni Shqiptar feston sot 65-vjetorin e nisjes së transmetimeve, duke shënuar një prej gurëve kilometrikë…

16 minutes ago

Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…

5 hours ago

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…

5 hours ago