U hodh sot në “Shtëpinë e Futbollit” shorti i fazës “Final 4” për vajza, ku u përcaktuan ndeshjet gjysmëfinale.
Shorti u drejtua nga specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, teksa ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve.
Skuadrat u ndanë në dy vazo: Vllaznia dhe Gramshi, si skuadrat e renditura më mirë në klasifikim, ishin të vendosura në vazon e parë, ndërsa Apolonia dhe Partizani, si ekipet e renditura në vendin e tretë dhe të katërt, u vendosën në vazon e dytë.
Apolonia – Vllaznia dhe Partizani – Gramshi janë çiftet gjysmëfinale të fazës “Final 4”. Ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e skuadrave të renditura në vazon e dytë, ndërsa ato të kthimit në fushën e skuadrave të vendosura në vazon e parë.
Në rast barazimi të rezultatit pas dy takimeve të lojës së rregullt, kualifikohet për në finalen e madhe skuadra e renditur më mirë në klasifikim.
Ndërkohë, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt.
Ekipi kampion i Kategorisë Superiore për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.
Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në…
Me investimet dhe vemendjen qe po merr Shkodra, qyteti ynë, synojmë të kthehet në një…
115 kallëzime për krime zgjedhore janë regjistruar në SPAK nga partitë politike, qytetarët, Platforma Online,…
Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në…
Kandidatët e Partisë Socialiste kanë vijuar takimet me banorët e Shkodrës. Kësaj radhe takimi u…
Nga Fieri, kryetari i PSD, Tom Doshi, i kërkoi qytetarëve që të votojnë të lirë…
This website uses cookies.