Categories: LajmeSportFutboll

Havertz-Musiala, Gjermania në çerekfinale

Gjermania kalon në çerekfinale të Euro 2024 në një ndeshje shumë të ekuilibruar dhe të vështirë kundër Danimarkës (ndërprerë në pjesën e parë nga një stuhi e fortë).

Momenti vendimtar erdhi në fillimin e pjesës së dytë: Andersen shënoi për danezët por VAR e anuloi, tre minuta më vonë ishte ai që goditi topin me dorë në zonë, duke dhënë (nëpërmjet VAR) penalltinë, që i dha Havertz e ktheu në gol në minutën e 53-të.

1-0 për Gjermaninë dhe shumë siguri për minutat në vazhdim. Në minutën e 68-të Musiala e mbylli ndeshjen. Nagelsmann do të sfidojë një mes Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Gjermani-Danimarkë 2-0: mbyllet sfida

90’+5 – Sfidë personale mes Kai Havertz dhe Schmeichel. Portieri danez i mohon sulmuesit gjerman gëzimin për të shënuar një dopietë.

90’+2 – Wirtz ka arritur të mposhtë Schmeichel. Por goli anulohet menjëherë për pozicion jashtë loje: konfirmon VAR.

68’ – Gjermania ka dyfishuar shifrat. Është Musiala që pas një aksioni të shpejtë ka arritur të mposhtë portierin Schmeichel

66’ – Mundësi për Danimarkën. Højlund kundër Neuer sërish. Sulmuesi i United në zonën e penalltisë gjuan me të majtën duke  gjetur përsëri gati portierin e Bayern.

59’ – Gjermania, shumë pranë dyfishimit me Kai Havertz. Sulmuesi i Arsenalit çlirohet në fushë të hapur, ballë për ballë me Schmeichel, por topi shkon jashtë.

53’ – Havertz nuk gabon. E majtë e ulët e sulmuesit gjerman. Schmeichel e kupton, por nuk e arrin.

51’ – Vetëm pesë minuta pas anulimit të golit të Andersen nga VAR-i, Oliver akordon një penallti për gjermanët pas rishikimit në monitor: në mënyrë sensacionale, është pikërisht prekja e dorës së Andersen (në një krosim të Raum) që sjell penalltinë.

48’ – Danimarka kalon në avantazh me anë të Andersen. Gjithçka ndalet: VAR e anulon për një pozicion jashtë loje në zhvillimin e aksionit.

46’ – Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë në Dortmund. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

45’ – Mundësi sensacionale për Danimarkën. Rinisje perfekte për djemtë e Hjulmand: 2 kundër 1 për danezët me Delaney dhe Højlund, por Neuer bllokon tentativën e sulmuesit të Manchester United.

42′ – Besim i tepërt nga Schlotterbeck, i cili, duke lënë zonën e tij ia lë topin Højlund, i cili goditi pjesën e jashtme të rrjetës.

37′ – Schmeichel sensacional përballë Havertz – Mundësi e artë për sulmuesin gjerman, por Schmeichel është i jashtëzakonshëm dhe shpëton skuadrën e tij.

36’ – Rinis ndeshja. Oliver ia jep topin Gjermanisë dhe gjithçka nis përsëri.

36’ – Ndërpritet ndeshja në BVB Stadion Dortmund, një rrufe ka bërë që gjyqtari Oliver të ndalë gjithçka. Kushtet atmosferike janë rënduar dhe dy skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

23’ – Kur jemi në çerekun e parë të ndeshjes, rezultati i deritanishëm i ndeshjes është 6 konkluzione (4 prej të cilave në objektiv) me 1, në favor të Gjermanisë; ndërsa posedimi i topit është rreth 60% në favor të të besuarve të Nagelsmann.

20’ – Vjen edhe gjuajtja e parë e Danimarkës. Eriksen kontrollon topin nga jashtë dhe gjuan drejt portës. Duhet një Rüdiger i vëmendshëm për të devijuar goditjen në një këndore dhe për të shmangur kështu kërcënimin danez.

8’ – Kimmich provon nga distanca, duke gjetur gati Schemichelin, i cili e dërgon topin në goditje këndi.

4’ – Gjermania kalon menjëherë në avantazh me një goditje me kokë të mbrojtësit të saj, Schlotterbeck pas një goditje nga këndi nga e majta. Megjithatë, gjyqtari i sfidws, Oliver njeh një bllokim të parregullt nga Kimmich në qendër të zonës që sjell anulimin e golit.

3’ – Zotërimi i topit në këmbët e Gjermanisë, që tashmë ia ka imponuar ritmin kundërshtarëve.

1’ – Ka nisur sfida, me Gjermaninë që hidhet menjëherë në sulm

Gjermania dhe Danimarka, në fushë për për ndeshjen e dytë të fazës së 16-shes: Musiala, Gundogan dhe Sané pas Havertz. Eriksen dhe Hojlund udhëheqin Danimarkën. Kushdo që kalon do të përballet me fituesin e Spanjë-Gjeorgji.

Gjermani(4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rüdiger, Schlotterbeck, Raum; Andrich, Kroos;  Sané, Gundogan, Musiala; Havertz. Trajner: Nagelsmann

Danimarkë(3-4-1-2): Schmeichel; Andersen, Christensen, Vestergaard; Bah, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Eriksen; Skov Olsen, Hojlund. Trajner: Hjulmand

RTSH Shkodra

Recent Posts

Neutralitet, mosanëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve! Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës

Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…

18 hours ago

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…

19 hours ago

BE miraton Veprimin e Sigurisë për Evropën, 150 mld euro për mbrojtjen. Ndihmë edhe për Ukrainën

Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…

19 hours ago

BE thirrje Kosovës: Krijoni institucionet dhe zbatoni Asociacionin. Do vetizoloheni nëse s’dëgjoni miqtë!

Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…

19 hours ago

Zelensky në Berlin: SHBA t’i vendosë sanksione Moskës, Merz: Do ndihmojmë Kievin me raketa

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…

20 hours ago

Conference League në RTSH/ Mediet polake akuzojnë tifozët anglezë si “banditë” pas sherreve masive me tifozët e Real Betis

Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…

20 hours ago