Lajme

Hasani: Thellojmë bashkëpunimin me Çekinë. Ministri Lipavsky: BE, jo e plotë pa Shqipërinë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konfeencë të përbashkët me homologun e tij çek Jan Lipavsky shprehu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Hasani ka falënderuar Çekinë për mbështetjen e palëkundur ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Lipavsky më rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të vendit të tij në këtë proces duke na ofruar dhe asistencë dhe ekspertizën e nevojshme. Sa i përket agresionit rus, riktheksuam përkrahjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas në luftën e drejtë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Mbështetja jonë do vazhdojë e pandërprerë deri në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Falenderoj mikun tim, për vizitën në tiranë dhe shpreh angazhimin tim personal për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona në shërbim të interesave të dy popujve dhe zhvillimit të një bashkëpunimi sa më ngushtë”, deklaroi Hasani.

Nga ana e tij, ministri Lipavsky garantoi mbështetjen e plotë të vendit të tij ndaj procesit integrues të Shqipërisë. Lipavsky u shpreh se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor e kryesisht Shqipërinë.

Shqipëria është vend mik dhe aleat dhe kemi partneritet afatgjatë në shumë fusha. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe e natyrisht këmbim tregtar të ndërsjellët. 110 mijë turistë cek që vizitojnë Shqipërinë çdo vit.

Çekia ka qenë mbështetëse e fortë e integrimit që s’mund të jetë i plotë pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

I lumtur të nisnim bisedimet me Shqipërinë gjatë presidencës çeke në korrik të 2022.

Keni mbështetjen tonë të plote në ambicien për të mbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në 2027 për të qenë gati për të qenë anëtarë të BE në 2030-ën. Do promovojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Do të hapim një forum sektorial biznesi me kompanitë e interesuara dhe institucionet nga të dyja vendet”, u shpreh ai.

Blerti Delija

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

7 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

7 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

8 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

8 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

8 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

9 hours ago