Hasani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE

Hasani takohet me Sekretarin e

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mirëpritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, me të cilin ka biseduar mbi integrimin e Shqipërisë, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, mbështetjen ndaj Ukrainës dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Nëlidhje me këtë të fundit, Hasani ka nënvizuar se anëtarësimi duhet të ndodhë sa më shpejt, ndërsa garantoi mbështetjen e Shqipërisë në këtë proces.

I lumtur të mirëprisja sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Alain Berset, një vizitë veçanërisht simbolike pasi viti 2025 përkon edhe me 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Gjatë takimit u vlerësua progresi i Shqipërisë në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, si dhe roli aktiv në organizatat ndërkombëtare dhe mbështetja e saj për Ukrainën.

Gjithashtu gjeta rastin t’i nënvizoj z. Berset se anëtarësimi mëse i merituar i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetjen ndaj saj, duke e parë si një pikë kyçe për stabilitetin rajonal dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, tha Hasani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.