Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas është mikpritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Gjatё takimit, palët kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, duke nisur nga rrugëtimi i Shqipërisë në BE, angazhimi i përbashkët në përparimin e Ballkanit Perëndimor drejt së ardhmes euro-atlantike, ruajtja e paqes dhe vlerave demokratike në Evropë e në mbarë botën etj.
“Ky takim është një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të theksuar bashkëpunimin e suksesshëm dhe efikas mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes”, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ruan angazhimin e saj të palëkundur dhe është plotësisht e përgatitur për të çelur grup-kapitujt deri në 2025 dhe për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të 2027. “Rrugëtimi ynë është i qartë dhe i pandalshëm!”, shprehet Hasani.
Ndërkohë, në mjediset e Ministrisë së Jashtme u lançua edhe sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i cili vjen në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar më parë, në dhjetor 2024, midis Shqipërisë dhe BE-së.
Hasani nënvizoi se ky dokument partneriteti ka hapur tashmë rrugën për një bashkëpunim dhe dialog më të ngushtë mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së.
“Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. Për një vend si Shqipëria që është plotësisht e linjëzuar dhe besnike me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë. Po ashtu, ai pasqyron qartë progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe rolin në zhvillim që po marrim në arkitekturën kolektive të sigurisë në Evropë”, tha ministri.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.