Hapen skemat e subvencioneve – Brahaj: Pritet të aplikojnë mbi 3700 fermerë

Në Shkodër ka nisur aplikimi i fermerëve për subvencionet që marrin nga Ministria e Bujqësisë.
Specialisti në Agjensinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Shkodër, Sherif Brahaj, thotë se këtë vit afati i aplikimeve është më i gjatë se vitet e kaluara.
Nga 19 mijë fermerë që ka qarku Shkodër pritet që të aplikojnë rreth 3700 për shkak se pjesa më e madhe nuk kanë dokumentacionin e pronësisë si kriter kryesor.
Aplikimet për subvencionet për fermerët do të jenë të hapura deri më 30 maj, ndërsa Agjensia e Ekstensionit Bujqësor në Shkodër bën thirrje që numri i aplikantëve të jetë sa më i madh.