Hapen aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për 2024-ën

Nga dita e sotme (6 nëntor) janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024.

Kryeministrin Edi Rama u shpreh se ky proces do të kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur një tjetër sezon veror.

Mirëmëngjesi dhe me njoftimin se nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Bashkitë do japin ato parcela që janë të disponueshme dhe nëse gjykojnë se mund të jepen për menaxhim.

Të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zëvendës presidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…

14 hours ago

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

16 hours ago

Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…

16 hours ago

Nostalgjia e  emigrantëve / Oboti, peng i  Zef dhe Simon Çukajt

Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…

16 hours ago

Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…

16 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Familjes / Festë e veçantë në shkollën “Pashko Vasa” me nxënës, mësues dhe prindër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…

16 hours ago