“Gzo në Shkodër” – Smaja: Aktivitete çdo ditë, koncerte çdo fundjavë

sara smaja

25 këngëtarët më të mirë në vend, aktorë, letrarë e piktorë do të bëhën pjesë e atmosferës në Shkodër.

 Bashkia e këtij qyteti ka nisur përgatitjet për një dhjetor të papërsëritshëm.

Koncertet do të shtrihen përgjatë çdo fundjave.

 Sheshet kryesore, pedonalja, teatri, galeritë e muzetë do të jenë pjesë e “Gzo në Shkodër”.

Shkodra ka vënd për cdo grumoshë, duke nisur nga fëmijët me këndet e lojrave të instaluara në pedonale, artdashësit e deri tek fanatikët e orëve të vona.