Groenlanda refuzon marrëveshjen e Trump, kryeministri Nielsen: Vendimi është vetëm i banorëve dhe Danimarkës
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, hodhi poshtë pretendimet e Donald Trump për një marrëveshje mbi Groenlandën. Ai tha qartë se asnjë marrëveshje nuk mund të ekzistonte pa pëlqimin e Groenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës.
“Askush tjetër nuk ka mandatin për të negociuar”, tha Nielsen në një konferencë për shtyp në Nuuk.
Kryeministri shprehu shqetësim për retorikën e SHBA-së dhe ndikimin psikologjik te banorët. Ai theksoi se kjo nuk ka të bëjë vetëm me vendin e tij, por me rendin botëror dhe aleancën perëndimore. “Ka të bëjë me parimin mbi të cilin e kemi ndërtuar botën, aleancën perëndimore mbi të cilën e ka mbajtur botën të sigurt për shumë, shumë vite”, u shpreh ai , ndërsa shtoi se nuk kishte dijeni për ndonjë marrëveshje midis Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Ai tha se deklaratat e Trump në Davos kishin qetësuar disi tensionet, por pa i zgjidhur ato. Kryeministri përshkroi shqetësimet e qytetarëve, që ndiqnin lajmet për mundësinë e humbjes së lirisë së tyre. Ai e përshkroi situatën si të hutueshme dhe të tensionuar për banorët e Groenlandës, ndërsa në fund, Nielsen paralajmëroi se Groenlanda do të vendosë vetë për fatin e saj dhe se askush nuk mund ta marrë këtë vendim pa miratimin e saj.
