Grima prezanton sfidat e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e vajzave nis sot përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit shtator, ndaj Hungarisë më 22 shtator në “Loro Boriçi” dhe ndaj Irlandës së Veriut në transfertë më 26 shtator.

Dy rivale mjaft të vështira për Kombëtaren e vajzave të drejtuara nga trajneri Armir Grima, i cili ka grumbulluar plot 21 vajza për këto dy duele të rëndësishme.

Në një prononcim për fshf.org, tekniku kuqezi zbulon se do t’i kërkojë ekipit të bëjë një hap më tej në këto ndeshje, pasi ndryshe nga vitet e tjera, tashmë skuadra është më e pjekur. Trajneri Grima nënvizon se skuadra duhet të jetë e përqëndruar në të dyja këto dy sfida për të marrë një rezultat pozitiv.

“Presim shumë nga këto ndeshje dhe nga vajzat. Jemi në fazën e pjekurisë tashmë, nuk jemi më ekip i ri dhe të provojmë. Duhet të luajmë me shpirt e zemër në fushë, ashtu sikurse pamë edhe skuadrën A të djemve. Uroj që të arrijmë diçka më shumë se ç’kemi arritur në vitet e tjera. Kemi ndeshje të vështira, pasi as Hungaria dhe as Irlanda e Veriut nuk janë kundërshtarë të lehtë. Por duke qenë të përqëndruar dhe duke besuar te vetja e tek aftësitë që ka ekipi ynë, duke dhënë maksimumin tonë, mund t’ia dalim me sukses. Asgjë nuk arrihet nëse i marrim lehtë ndeshjet.” – tha trajneri Grima.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…

21 hours ago

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

22 hours ago

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

22 hours ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

22 hours ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

22 hours ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

23 hours ago