Grabitet subjekti kredidhënës / Policia akoma nuk ka identifikuar dhe kapur autorin e ngjarjes së rëndë

grabitet subjekti

Policia e Shkodrës nuk ka identifikuar akoma grabitësin e një subjekti kredidhënës në qytetin e Shkodrës pasditen e të shtunës.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:30 në lagjen “Vojo Kushi”, ku një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës, me një mjet të fortë, çekiç, në dorë dhe, nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë monetare në lekë dhe është larguar. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë akoma kontrollet në zone, por edhe më gjërë për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.