Google feston 25-vjetorin e themelimit

google

google

Gjigandi i teknologjisë Gugëll (Google) përkujtoi të mërkurën një moment historik. 

Në këtë ditë, 25 vjet më parë, dy studentë Larri Peixh (Larry Page) dhe Sergei Brin ( Sergey Brin ), regjistruan Googlen si një kompani private, dhe 15 vjet më parë filloi punën shfletuesi i njohur Google Chrome.

Animacioni shumëngjyrësh tregon transformimin e “0” në numrin “25”. 

Google Search u krijua për të ndihmuar në gjetjen e përgjigjeve për pyetjet e mëdha dhe të vogla . 

Me kalimin e viteve, Google i ka zgjeruar horizontet e tij përtej kërkimit, duke ofruar një gamë të larmishme produktesh dhe shërbimesh.

Nga Gmail te Google Maps, bota e Android dhe shesh lojërash krijuese të Google Arts & Culture, kompania ka shtyrë vazhdimisht kufijtë e inovacionit.