Gonzato në KLP: Institucionet e pavarura të drejtësisë, rol kyç në procesin e negociatave

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku u takua me kryetaren Mirela Bogdani dhe anëtarët e KLP-së.
Ambasadori vlerësoi se në këtë fazë kritike të negociatave me BE-në, institucionet e pavarura të drejtësisë kanë një rol kyç për të luajtur.
Ai rikonfirmoi mbështetjen e BE-së, vlerësoi progresin e Këshillit dhe inkurajoi përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar efikasitetin dhe llogaridhënien e zyrave të prokurorisë.
“Ne përgëzojmë dialogun e shtuar midis institucioneve të pavarura të drejtësisë, përfshirë ILD-në, sepse kjo sjell përgjigje koherente dhe të koordinuara ndaj sfidave të përbashkëta”, u shpreh ambasadori.
Gonzato shprehu po ashtu besimin se këto institucione duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive dhe të përfshihen në çdo diskutim mbi ndryshimet ligjore që prekin sistemin gjyqësor.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1119244923561809%26set%3Da.112356970917281%26type%3D3&show_text=true&width=500