Goditet qeliza e Hamas-it në Itali, arrestohet Presidenti i Shoqatës Palestineze për Financim të Terrorizmit

Mohammad Hannoun, Presidenti i Shoqat

Një operacion i gjerë i koordinuar midis Policisë së Shtetit (Digos) dhe Guardia di Finanza ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të dyshuar financimi për organizatën Hamas, duke vënë në pranga nëntë persona. Mes të arrestuarve spikat emri i Mohammad Hannoun, Presidenti i Shoqatës Palestineze në Itali, i cili cilësohet nga hetuesit si kreu i “qelizës italiane” të organizatës.

Sipas dosjes hetimore, Hannoun nuk është thjesht një mbështetës periferik. Autoritetet e përshkruajnë atë si një “anëtar efektiv të degës së huaj të organizatës terroriste Hamas” dhe udhëheqësin absolut të strukturës që vepronte brenda territorit italian.

Roli i tij dyshohet se ishte mbledhja dhe transferimi i fondeve për të mbështetur aktivitetet e organizatës.

Rreziku i arratisjes drejt Turqisë

Urdhër-arresti i firmosur nga Gjyqtarja e Hetimeve Paraprake, Silvia Carpanini, u përshpejtua për shkak të informacioneve kritike të marra nga përgjimet. Sipas gjyqtares, ekzistonte një “rrezik konkret dhe shumë aktual arratisjeje”.

Hetimet zbuluan se plani i Hannoun për t’u larguar nga Italia ishte në “zbatim të plotë”. Ai ishte gati të transferohej përgjithmonë në Turqi, me qëllimin për të zhvendosur dhe vazhduar atje aktivitetet e tij të financimit për Hamasin, larg syve të autoriteteve italiane.

14421d72ef4e072253838e8f6f836ee7

Fshehja e provave, kompjuterët e “pastruar”

Përveç rrezikut të arratisjes, Gjykata e Gjenovës theksoi edhe rrezikun e lartë të manipulimit të provave. Në urdhrin e arrestit citohet se Hannoun dhe të dyshuarit e tjerë kishin ndërmarrë masa aktive kundër zbulimit, duke “pastruar vazhdimisht” pajisjet e tyre elektronike dhe kompjuterët. Kjo përpjekje sistematike për të fshirë të dhënat digjitale ka vështirësuar gjurmimin e transaksioneve, por nuk ka ndaluar operacionin e forcave të rendit.

Ky arrestim shënon një nga goditjet më të forta të viteve të fundit ndaj strukturave mbështetëse logjistike dhe financiare të organizatave të listuara si terroriste që operojnë në Itali.