Goditet dhe kanoset 51-vjeçari / Tre autorët e dyshuar procedohen penalisht

policia 9

Një 51-vjeçar ka kallëzuar në polici se tre shtetas nga fshati Trush i Poshtëm, Bashkia Vau-Dejës e kanë goditur dhe kanosur, për motive të dobëta.

 Menjëherë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre autorët.

 Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 25-vjeçar pasi e ka kallëzuar një shtetase, se i kishte dëmtuar automjetin, për motive të dobëta.

Ndërkohë, edhe një 33- vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë  pasi dyshohet se ka thyer xhamin e derës së një  lokali në qytetin e Shkodrës.

Sakaq, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesen e tij.

 Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas banues në fshatin Oblikë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 27-vjeçare.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për një 44-vjeçare, pasi në aksin rrugor “Pukë-Vau i Dejës”, ka bërë manovër të gabuar me automjet dhe për pasojë automjeti dhe është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga një 57 vjeçar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.