Categories: KulturëLajme

Gjysmëfinalet e “Bilbilave”, në këtë fazë angazhohen 80 fëmijë që do të garojnë mes tyre për finalen

“Bilbilat”, konkursi i talenteve të vegjël në muzikë zhvilloi natën e tij të parë gjysmëfinale. Ajo u zhvillua në teatrin “Migjeni” me pjesëmarrjen e spektatorëve shkodranë si dhe jurisë së përbërë nga Bardhyl Hysa, Kolec Gajtani, Françeska Pjetri, Laorjan Ejlli dhe Savjana Vjerdha.

80 fëmijë të talentuar janë pjesë e kësaj faze të ndarë në tre grupmosha: ato nga klasa e parë deri në të tretën, nga e katërta në të gjashtën dhe nga e shtata në të nëntën.

Përgjegjësi i artit, Ermir Zoga, shprehet se edhe në këtë edicion nuk mungojnë elementët e rinj që premtojnë për të ardhmen.

36 këngë ishin pjesë e interpretimit në këtë natë të parë gjysmëfinale, ndërkohë që do të zhvillohen edhe dy të tjera. Njëjtë si këngëtarët, edhe prezantuesit e vegjël ndihen mirë në këtë përvojë.

“Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” është një nga aktivitetet tradicionale që organizon QKF “Kujtim Alija”. Edicioni i 29-të i tij mbështetet nga Bashkia Shkodër dhe ZVA Shkodër.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

16 hours ago
Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesërMehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

17 hours ago
Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e ShkodrësFestë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

18 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

18 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

18 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

18 hours ago