Gjykata: Uka e Cumraku në burg / Dy personat u arrestuan pas 12 orëve rezistencë ndaj policisë në Fushë Arrëz

roland islami

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë sot në burg të dyshuarit për terrorizëm Erzen Uka dhe Julian Cumraku.

Në orën 13:00 u mbajt seanca sa i përket caktimit të masë së sigurisë ndaj tyre, ndërkohë që togat e zeza i lanë në burg.

Roland Islami, avokati i Erzen Ukës, tha se ka kërkuar arrest të paligjshëm.

Sipas avokatit, por edhe vetë Ukës, klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me armët dhe tha se ka qenë në banesë, sepse e ka thirrur Julian Cumraku ,sepse janë shokë.

Cumraku ka deklaruar se armët janë të vjetra dhe i kam mbledhur në fshat,  sipas avokatit të Ukës.

Po ashtu, avokati mohon dyshimet për lidhje terroriste.

Kujtojmë, Erzen Uka dhe Julian Cumraku  iu dorëzuan forcave RENEA pas 12 orësh negociata, ndërsa fshiheshin në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit.

Dyshimet janë se ata qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh.