Gjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith, nuk ekzistonte ndonjë bazë ligjore për të mbështetur ndonjë prej pjesë të aktakuzës. 

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kishin kohë deri më 12 qershor për ta dorëzuar mocionin për rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj tyre.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit të gjykatës në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.