Gjykata Kushtetuese në Kosovë: Partitë duhet të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve
Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka kërkuar nga deputetët që të kosntituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit brenda 30 ditëve.
Seanca konstituive, e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ka nisur më 15 prill dhe deri më tani janë zhvilluar 37 vazhdime të saj, por deputetët nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët.
