Gjuraj: Kampus i ri për UNISHK / Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” kërkesë konkrete ministres Kumbaro

gjuraj rektoret

Një Kampus i ri Universitar për universitetin “Luigj Gurakuqi”.

 Ka qenë kjo kërkesa e rektorit Tonin Gjuraj, për ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë mbledhjes së Konferencës së Rektorëve, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Ka qenë vetë rektori Gjuraj, i cili përmes një publikimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur lajmin.

“Në Konferencën e Rektorëve, me pjesëmarrjen e Kryeministrit, z. Edi Rama dhe Ministres së Arsimit, zj. Mirela Kumbaro Furxhi, ku u diskutuan sfidat dhe reformat kryesore të arsimit të lartë, me fokus 𝙧𝙞𝙨𝙝𝙞𝙠𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙚 𝙇𝙞𝙜𝙟𝙞𝙩 𝙣𝙧. 80/2015, 𝙣𝙙ë𝙧𝙠𝙤𝙢𝙗ë𝙩𝙖𝙧𝙞𝙯𝙞𝙢𝙞𝙣, 𝙧𝙞𝙤𝙧𝙜𝙖𝙣𝙞𝙯𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙞𝙣𝙨𝙩𝙞𝙩𝙪𝙘𝙞𝙤𝙣𝙖𝙡 𝙙𝙝𝙚 𝙞𝙣𝙫𝙚𝙨𝙩𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙞𝙣𝙛𝙧𝙖𝙨𝙩𝙧𝙪𝙠𝙩𝙪𝙧𝙤𝙧𝙚 𝙣ë 𝙪𝙣𝙞𝙫𝙚𝙧𝙨𝙞𝙩𝙚𝙩𝙚.

 I kërkova Ministres së Arsimit që, qeveria shqiptare të shqyrtojë mundësinë e 𝙣𝙙ë𝙧𝙩𝙞𝙢𝙞t të 𝙆𝙖𝙢𝙥𝙪𝙨𝙞𝙩 𝙩ë 𝙐𝙣𝙞𝙫𝙚𝙧𝙨𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩 𝙩ë 𝙎𝙝𝙠𝙤𝙙𝙧ë𝙨 “𝙇𝙪𝙞𝙜𝙟 𝙂𝙪𝙧𝙖𝙠𝙪𝙦𝙞”, duke konsideruar atë polin e vetëm të dijes për veriun dhe verilindjen e vendit. Kjo kërkesë është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, si një nevojë urgjente për Shkodrën dhe rajonin e veriut, në funksion të zhvillimit të balancuar dhe krijimit të mundësive që të rinjtë të qëndrojnë dhe të studiojnë në Shqipëri.

Si alternativë konkrete, kërkova 𝙠𝙖𝙡𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙣ë 𝙥𝙧𝙤𝙣ë𝙨𝙞 𝙩ë 𝙪𝙣𝙞𝙫𝙚𝙧𝙨𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩 të njërës prej 𝙜𝙤𝙙𝙞𝙣𝙖𝙫𝙚: 𝙞𝙨𝙝-𝙎𝙥𝙞𝙩𝙖𝙡𝙞𝙩 𝙉𝙚𝙪𝙧𝙤-𝙋𝙨𝙞𝙠𝙞𝙖𝙩𝙧𝙞𝙠 𝙤𝙨𝙚 godinën e 𝙞𝙨𝙝-𝙎𝙖𝙣𝙖𝙩𝙤𝙧𝙞𝙪𝙢𝙞𝙩.

 Ky takim konfirmoi nevojën për një dialog të hapur dhe transparent mbi të ardhmen e arsimit të lartë në vend, për një sistem universitar të profilizuar, të ndërkombëtarizuar dhe me vizion”, përfundon publikimin e tij në rrjetet sociale rektori Tonin Gjuraj.