Gjuetia e paligjshme rrezikon faunën e egër / Sipas drejtuesve të Shoqatës së Gjuetarëve në Shkodër, ajo kryhet gjatë orëve të natës
Pas heqjes së moratoriumit disa-vjeçar, gjuetia në Shqipëri lejohet vetëm për persona të pajisur me leje përkatëse, anëtarë të shoqatave të licencuara dhe vetëm gjatë sezonit e në zonat e miratuara. Por në terren, realiteti paraqitet ndryshe.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjuetarëve në Shkodër, po ushtrohet gjueti në mënyrë të paligjshme, kryesisht gjatë orëve të natës, nga persona të paliçensuar. Një fenomen që, sipas tij, po rrezikon zhdukjen e disa specieve të faunës së egër në këtë qark
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Shoqata e Gjuetarëve në Shkodër është edhe mungesa e përcaktimit të zonave të lejuara për ushtrimin e gjuetisë, çka sipas tyre krijon paqartësi dhe favorizon shkeljet ligjore
Drejtuesit e shoqatës së gjuetarëve në Shkodër, kërkojnë ndërhyrje të institucioneve përgjegjëse për forcimin e kontrolleve në terren dhe përshpejtimin e procedurave të licencimit te gjuetarëve, në mënyrë që të mbrohet fauna dhe të parandalohet gjuetia e paligjshme
