GJKKO pushon hetimet për Rrumbullakun: Nuk ka prova që vërtetojnë akuzën e shpërdorimit të detyrës

Muhamet Rrumbullaku, ndaj

Gjykata e posaçme pushoi hetimet ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ndaj të cilit më herët ishin ngritur akuza për shpërdorim detyre, lidhur me disa transferime të konsideruara të padrejta të oficerëve të Policisë.

Ishte SPAK që kërkoi pushimin e çështjes, kërkesë që u pranua nga gjykata pas verifikimit të lëvizjeve që Rrumbullaku kishte bërë e për të cilat dyshohej se ishin realizuar jo konform ligjit.

SPAK tha se ndaj Rrumbullakut nuk u gjet asnjë element i shpërdorimit të detyrës, pas kallëzimit të bërë ndaj tij.

Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.