GJKKO liron nga “arresti shtëpiak” Sali Berishën
Pas 11 muajsh në “arrest shtëpie”, Sali Berisha fiton lirinë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr masën e arrestit shtëpiak për kreun demokrat.
Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka deklaruar se nga sot Sali Berisha është i lirë, pa asnjë masë sigurimi ndaj tij.
Po ashtu, Gjokutaj bëri me dije se Gjykata revokoi masën e arrestit shtëpiak si një masë që nuk ka as kushte as kritere.
“Gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë si një masë që s’ka kushte dhe kritere. Nga sot Berisha është i lrië dhe pa ansjë masë sigurimi ndaj tij”, deklaroi Gjokutaj.
Prej 31 dhjetorit 2023, Sali Berisha ndodhej në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, për çështjen e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.
Berisha ishte në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij lidhur me ish kompleksin Partizani.