“Gjithmonë me Gurakuqin” / Ekspozitë në kuadër të 100-vjetorit të vrasjes së patriotit shkodran

ekpozita gurakuqi

Në nderim të veprimtarisë patriotike të figurës së shquar të Rilindjes Kombëtare dhe një prej arkitektëve kryesore të Pavarësisë së vendit, Luigj Gurakuqit, u çel ,në Muzeun Historik të Shkodrës, ekspozita “Gjithmonë me Gurakuqin”.

Në përbërje të saj janë dorëshkrime, vepra arti dhe artefakte që i përkasin fondit të muzeut.

Roli dhe dimensioni i Gurakuqit është përjetësuar në historinë e Shqipërisë, jo vetëm si patriot, por edhe si politikan, shkrimtar dhe publicist.

Ekspozita “Gjithmonë me Gurakuqin” vjen në kuadër të 100-vjetorit të vrasjes së patriotit shkodran.

 Ajo do të qëndrojë e hapur deri në datën 3 mars në Muzeun Historik të Shkodrës.