Gjithë territori me mot të vranët e me shi, reshje bore në relievet e larta

shi, reshje bore në relievet e

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, me intensitet të ulët në të gjithë territorin dhe me shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në orët e pasdites.

Në relievet e larta malore në lindje të vendit priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 13 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 4 deri 12°C                                                                                                                
  • në zonat e ulëta 8 deri 16°C                                                                                                                
  • dhe në bregdet 10 deri 15°C