Gjimnazi “28 Nëntori” lider  / Gjylbegu: Krenari, por edhe sfidë në ruajtjen e rezultateve

gjimnazi 28 nent

Gjatë vitit 2025, Shkodra mori 15 medalje ari në maturën shtetërore ku 10 prej tyre i shkuan Gjimnazit “28 Nëntori”.

 Ndërkohë, kjo shkollë mban vendin e parë edhe tek Karta e Performancës për gjimnazet.

Për drejtuesit e shkollës kjo është krenari, por edhe sfidë në mbajtjen e rezultateve edhe përgjatë këtij viti.

Tashmë, mbi shpatulla, ruajtja e performancës është mbi maturantët e këtij viti.

 Me mesatare absolute 10, disa prej tyre tregojnë mbi qëllimet që kanë

Shkolla “28 Nëntori” vijon që të ketë rezultatet më të larta në Shkodër ndërkohë që renditet si një prej gjimnazeve më të mira edhe në rang kombëtar.