Gjendet i pajetë në Moskë përfaqësuesi i prodhuesit shtetëror serb të armëve. Vuçiq: Presim përgjigje nga shërbimet ruse

Aleksandër Vuçiq k

Është gjetur i pajetë në Moskë, përfaqësuesi i prodhuesit shtetëror të armëve të Serbisë Jugoimport SDPR, Radomir Kurtiq. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar në “RTS” se posedon informacione më të gjera ngasa është raportuar, por theksoi se do të presë përgjigje nga shërbimet ruse.

Ai deklaroi se Kurtiq ishte përfaqësuesi i Jugoimport SDPR në mandatin e tij të dytë.

“Presim një përgjigje nga shërbimet ruse. Zyrtarisht, atyre u janë dërguar ftesa e kërkesa. Ne e dimë që disa hard disqe janë zhdukur, se disa gjëra të tjera janë zhdukur, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ka të bëjë me vetë ngjarjet. Pra, mund të jetë edhe një veprim rutinë i ndonjë shërbimi, kur përcakton identitetin e dikujt në rrugë”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se duhen zbuluar më shumë detaje dhe se pala serbe ende nuk ka marrë ndonjë gjetje mjeko-ligjore.

“Shpresoj se do ta marrim në periudhën e ardhshme. Do të luftoj që e vërteta të dihet. Ky është qytetari ynë, një qytetar shembullor dhe një njeri që punoi për shumë vite në një kompani të mirë serbe”, shtoi Vuçiq.

Ai shprehu shqetësimin mbi ngjarjen e rëndë, ndëra shtoi se do të përpiqen që të zbardhin të vërtetën.

“Imagjinoni mua të them se një burrë është vrarë, kur në fakt burri nuk është vrarë. Nuk mund ta them këtë derisa të zbuloj të vërtetën e plotë. Por ne jemi të shqetësuar për këtë, dhe jemi shumë të shqetësuar dhe do të përpiqemi të arrijmë në të vërtetën”,  theksoi ai.