Gjendet i pajetë në liqenin e Shkodrës 26- vjeçari / Familjarët kishin denoncuar largimin nga banesa disa ditë më parë
Një lajm i trishtë ka mbërritur nga DVP Shkodër ku është konfirmuar zyrtarisht se 26-vjeçari nga Shkodra, Igli Laçej, që rezultonte i zhdukur prej disa ditësh, është gjetur fatkeqësisht i pajetë në ujërat e Liqenit të Shkodrës.
Trupi i tij u zbulua nga peshkatarët pasditen e së dielës rreth orës 18:40.
Nga ekzaminimet paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, duke shtuar dyshimet se mund të bëhet fjalë për një akt vetëvrasje.
Paraprakisht dyshohet se i ndjeri vuante nga depresioni, por grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mediat publikuan pak ditë më parë denoncimin e familjes, e cila kishte humbur kontaktet me Iglin dhe bënte apel për ndihmë në gjetjen e tij.
Sipas informacionit të dhënë nga të afërmit, Igli ishte parë për herë të fundit në zonën e Perashit, një lagje e njohur e qytetit, derisa u mësua lajmi i trishtë për të.
Fatkeqësisht, depresioni është mjaft aktual dhe në rritje, tek gjeneratat e reja, për arsye si: faktorët biologjik, konfliktet familjare, gjendja psiko-sociale dhe faktorët ekonomik.
