Gjendet e pajetë 65- vjeçarja / Familjarët e gjetën në oborrin e banesës në Bardhaj

policia shkoder 24

Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër.

Një shtetase 65- vjeçare  është gjetur pa shenja jete në rrethana akoma të paqarta.

Sipas uniformave blu, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

65- vjeçarja u gjet rreth orës 11.00 në oborrin e banesës së saj në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Dyshohet se gruaja është vetëvarur, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.