Lajme

“Gëzuar nga RTSH”, Orkestra Simfonike sjell koncertin me pjesët më të bukura

“Gëzuar nga RTSH” është koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH dhe i zërave më të bukur të muzikës klasike vendase dhe botërore, që vjen në një mbrëmje gala për festën e Vitit të Ri.

Pjesët më të bukura të muzikës botërore, por edhe shqiptare, do të vijnë nën interpretimin e orkestrantëve virtuozë të Orkestrës, që drejtohet nga maestro Leonardo Kuadrini (o. Quadrini).

Tre tenorët, Vitali Kovalçuk (o. Vitaliy Kovalchuk) nga Ukraina, Granit Musliu nga Kosova dhe Rodrigo Trosino nga Meksika së bashku me sopranon Ramona Tullumani, do të përcjellin për publikun pjesët më të dëgjuara festive.

Surprizë për publikun në këtë koncert është prezantuesja e njohur ndër vite, Zerina Kuke, e cila rikthehet në Radio Televizionin Shqiptar nën moderimin e kësaj mbrëmjeje Gala.

Më vjen mirë që Radio Televizioni Shqiptar vazhdon traditën e përgatitjes së Vitit të Ri. Eventi ku do të marr pjesë me Orkestrën Simfonike është shumë i bukur, me tre tenorë, një soprano. Kam nostalgji dhe mall për një ambient ku kam hyrë e kam dalë që kur kam qenë shumë e re,” tha znj. Kuke.

Një moment i bukur i këtij koncerti është trupa e baletit e drejtuar nga koreografja Kozeta Bakiu.

Ky është një event që bëhet për herë të parë. Unë me kolegun tim Milto Kutali marrim pjesë në event bashkë me studentët e koreografisë. Zgjodhëm dy gjëra pikante, njëri vals vjenez, dhe sigurisht shfrytëzuam ambientet e bukura që ka Radioja,” u shpreh znj. Bakiu.

Surpriza e mbrëmjes do të jetë dhe performanca e violinistit Lorenc Radovani, që do të shoqërohet në fizarmonikë nga kompozitori i njohur Robert Radoja.

Koncerti “Gëzuar” do të vijë për teleshikuesit në datën 1 janar, ora 20:35 në RTSH 1.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

8 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

9 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

9 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

10 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

10 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

10 hours ago