“Gazetaria, Biografia, Arkivistika” – Gazetari i njohur Ilir Ikonomi takim në Universitetin e Shkodrës

ilir ikonomi

Në një takim të veçantë me studentët e gazetarisë dhe degëve të tjera shoqërore në Universitetin e Shkodrës, gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi ndau përvojën e tij të pasur në fushën e medias dhe të shkrimit biografik.

Me një karrierë mbi 30-vjeçare si gazetar në Zërin e Amerikës dhe autor i disa librave biografikë të suksesshëm, Ikonomi theksoi rëndësinë e zbatimit të parimeve themelore të gazetarisë, si saktësia, objektiviteti, paanshmëria dhe mosndikimi nga politika.

Organizatorët e takimit, duke vlerësuar  përvojën e Ikonomit si gazetar, shkrimtar, bibliograf dhe studiues i arkivave e shohin si një burim frymëzimi për të rinjtë që dëshirojnë të kontribuojnë në këto fusha.

Nga studentët e pranishëm ky takim u pa si një mundësi  shumë e mirë për të marrë këshilla praktike dhe kuptuar më mirë rolin e gazetarit në një shoqëri demokratike.