Gatishmëria ndaj zjarreve / Ponari: Në këto tre javë, 4-5 raste në Velipojë
Prej datës 1 korrik, një mjet zjarrëfikës së bashku me efektivët është stacionuar pranë plazhit të Velipojës.
Drejtori i Repartit Zjarrfikës në Shkodër, Agim Ponari, tregon se gjatë këtyre ditëve ka patur 4-5 raste zjarri, por pa dëme dhe pa pasoja në njerëz.
Muaji qershor në Shkodër, krahasuar me periudhën e një viti më pare, ka patur më shumë raste zjarri.
Ndonëse me staf të reduktuar, Ponari thotë se për çdo rast gadishmëria është e lartë.
Zjarret më së shumti kanë qënë si shkak i pakujdesive nga ana e banorëve, por pa sjellë dëmë të mëdha.
Ndërsa në Velipojë, Reparti Zjarrfikës do vijojë të jetë present deri më 1 shtator.
