Gati rikonstruksioni i qendrës “Besa” / Ambjente të reja për 20 të moshuar që jetojnë aty

gati rikonstruk qendr Besa

Të moshuarit e Qëndrës “Besa” në Barbullush të bashkisë Vau Dejës, do të kenë së shpejti një mjedis bashkëkohor dhe dinjitoz jetese.

Këshilli i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë Vau Dejës do të kryejnë këtë investim të domosdoshëm për të kthyer në parametra optimal këtë qëndër.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër,  Edmond Ndou, si dhe kryebashkiaku Kristjan Shkreli panë nga afër gjendjen e këtij institucioni, ku u njohën me problematikat që ka sa i përket lagështirës dhe ofrimit të shërbimeve.

Punimet pritet të përmbyllen brenda pak muajsh dhe kjo shtëpi të moshuarish të kthehet në një qëndër model për trajtimin e moshës së tretë, ku aktualisht marrin shërbim 20 persona.