Lajme

Gati Qendra e re Memoriale kushtuar At Gjergj Fishtës!

Qendra memoriale dedikuar At Gjergj Fishtës do të jetë gati brenda këtij muaj. Punimet në objektin e ndërtuar mbi rrënojat e banesës ku ka lindur poeti në fshatin Fishtë të Lezhës po shkojnë drejt fundit. Investimi i financuar nga Qeveria përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit është pjesë e projektit “Itenerari Fishtian”, që nis nga Lezha dhe përfundon në Shkodër.

“Sistemi i jashtëm ka përfunduar. Rruga është shtruar dhe ka tre shesh-pushime. Objekti ka përfunduar, kanë mbetur gjëra të vogla teknike dhe deri në fund të muajit shtator është gati për inaugurim. Brenda ka salla, amfitear dhe dhoma për artistët”, tha Alfred Gjoni drejtues i punimeve.

Qendra kulturore dhe rekrative do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, sesione krijimtarie dhe ekspozime të artistëve vendas e të huaj. Ajo është e lidhur përmes një rruge këmbësore me shtëpinë ku ka jetuar At Gjergj Fishta! “Kjo kullë është ndërtuar në vendin ku ka lindur Fishta. Po kështu është dhe shtëpia ku ka jetuar për disa vite Fishta, e cila është restauruar dhe është e hapur për vizitorët. Të dyja objektet lidhen përmes një shtegu që është shtruar me çakull”, tha Paulin Zefi përgjegjes i kulturës, Lezhë.

Investimi kap vlerën e 93 milion lekëve si pjesë e intenerarit fishtian i cili përfshin vendet ku ka jetuar dhe shërbyer “At Gjergj Fishta” dhe që ju fton të zbuloni jetën e vepren e tij përmes një itinerari kulturor emocionues.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

6 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

6 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

6 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

7 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

7 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

7 hours ago