Gates mohon lidhjen me Epstein, e cilëson gabim njohjen dhe thotë se kontaktet ishin vetëm për filantropi
Miliarderi amerikan Bill Gates ka deklaruar se ishte një gabim i madh që kaloi kohë me Jeffrey Epstein dhe se ishte penduar për njohjen me të. Në një intervistë për televizionin australian “9 News”, Gates tha se çdo minutë e kaluar me Epstein ishte e gabuar dhe se takimet kishin lidhje vetëm me punën humanitare.
Ai mohoi një email të publikuar së fundmi, duke e cilësuar të rremë dhe duke thënë se mesazhi nuk ishte dërguar kurrë. Gates sqaroi se kishte marrë pjesë vetëm në disa darka, nuk kishte qenë në ishullin e Epstein dhe nuk ishte takuar me asnjë viktimë.
Sipas tij, takimi i vitit 2011 kishte të bënte me mbledhjen e fondeve për shëndetin global përmes Fondacionit Gates. Ndërkohë, Melinda French Gates tha se përfshirja e ish-bashkëshortit të saj në dokumentet e reja i riktheu kujtime shumë të dhimbshme nga martesa e tyre.
Ajo theksoi se çdo pyetje duhet të marrë përgjigje nga personat e përmendur dhe u shpreh e lehtësuar që është larg kësaj situatë. Dokumentet e publikuara nga autoritetet amerikane përfshijnë miliona email-e dhe materiale që tregojnë rrjetin e gjerë të Epstein.
Bill Gates nuk është akuzuar nga asnjë viktimë, ndërsa Jeffrey Epstein vdiq në burg në vitin 2019, në pritje të gjykimit për trafikim seksual.
