“Gara Vrapimi 2025” / Nxënësit e shkollave 9-vjeçare sfidojnë veten në pistën e “Loro Boriçit”

gara vrapimi 25

Në stadiumin “Loro Boriçi” u zhvillua sot aktiviteti sportiv “Gara e Vrapimit 2025” me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Shkodër.

 Atmosfera ishte e gjallë dhe pjesëmarrja e lartë, ndërsa fëmijët garuan me shumë emocion e energji në pistën e stadiumit.

“Gara Vrapimi 2025” u mbyll me shpërndarjen e kupave për vendet e para, medalje dhe çertifikata  për tre vendet e para për secilën kategori. Ky aktivitet synon të promovojë një stil jetese të shëndetshëm tek fëmijët, të nxisë frymën sportive dhe bashkëpunimin mes shkollave të qytetit.