Gara për drejtorin e RTSH, Këshilli Drejtues i RTSH përzgjedh kandidatët që vazhdojnë

Gara për drejtorin e RTSH

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Në mbledhjen e së hënës, anëtarët e Këshillit, në zbatim të ligjit për mediat audiovizive dhe statutit të Radiotelevizionit shqiptar, me votim të fshehtë votuan për kandidatët që kishin dorëzuar dokumentacionin e tyre, brenda afatit të përcaktuar.

Dy kandidatët e përgjedhur do të kalojnë në seancë dëgjimore para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mbledhjen e radhës.

Për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, me votim të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad-Hoc, u arrit ky rezultat:

Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;

Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;

Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;

Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;

Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër

Një votë e pavlefshme.

Në bazë të rezultatit të votimit, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar mori vendimin që në fazën e dëgjesës nga Këshilli Drejtues, të thirren kandidatët:

1. Jetmir Shpuza

2. Aurora Polo